Aktualitet

“10 milionë euro ndihmë për pandeminë/ Ambasadori Soreca: Kemi sjellë edhe 20 respiratorë. Manastirliu: Na presin shumë sfida

VIDEO
BE i jep Shqipërisë 10 mln euro për të përballuar krizën e COVID-19. Kjo është ndihma e 5-të që Bashkimi Europain i jep Shqipërisë gjatë kohës së pandemisë. Manastirliu: Na presin shumë sfida.
Featured image of article: “10 milionë euro ndihmë për pandeminë/ Ambasadori Soreca: Kemi sjellë edhe 20 respiratorë. Manastirliu: Na presin shumë sfida Luigi Soreca dhe Ogerta Manasitrliu

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca gjatë një takimi me bluzat e bardha ka njoftuar ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se për Shqipërinë do të ketë dhe një ndihmë tjetër 10 milionë euro. Sipas Sorecës kjo ndihmë jepet për të përballuar së më mirë luftën e COVID-19.

Ndërkohë, Soreca i dorëzoi ministres 20 respiratorë fiks dhe tha se avën tjetër do të dhurojë dhe 30 respiratorë të tjerë të lëvizshëm për pacientët e infektuar me COVID-19.

“Përshëndetje, siç e thatë kjo është hera e 5-të që asiston BE për të ndihmuar Shqipërinë në kuadër të pandemisë. E kemi bërë që ditën e parë. Sot, kemi kënaqësinë pasi kemi sjellë 20 respiratorë fiks dhe aksesorët e tyre. Do ndihmojnë terapinë intensive. Kemi sjellë dhe shumë aksesore të tjerë, javës që vjen sjellim 30 respiratorë të tjerë të lëvizshëm. Më lejoni të falenderoj zyrën e INOPS, që në sajë të rrjetit dhe detyrës së saj kanë siguruar këto që janë financuar nga BE me një teknologji tepër të lartë.”, u shpreh Soreca.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa, Manatirliu tha: “Paketa e 5 e ndihmës së BE është materializuar me 20 respiratorë që do të jene në shërbim të spitalit Infektiv dhe Shefqet Ndroqi. Ajo çfarë na pret është një periudhë që do të na përballë me shumë sfida. Fokusi kryesor mbeten kapaciteti në personelin shëndetësor. Kemi ndërtuar të gjithë skenarët në vijim të të gjitha projeksioneve që ekspertët tanë na kanë paraqitur”. 

Kjo ishte ndihma e 5-të e BE për Shqipërinë gjatë pandemisë, teksa më e madhja ishte ajo 50 milionë euro në fillim të saj, ku 4 milionë euro shkuan për pajisje shëndetësore, 11 për mbrojtjen sociale dhe 35 për rimëkëmbjen ekonomike.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment