Aktualitet

2 mësues në Devoll infektohen me koronavirus, 10 të tjerë dyshohen në Ersekë, kishin kontakt me sanitaren e shkollës që rezultoi me COVID-19

Mësuesit kanë shfaqur simptoma të COVID-19 dhe për këtë janë vetizoluar deri në pritje të përgjigjes së tamponit.
Featured image of article: 2 mësues në Devoll infektohen me koronavirus, 10 të tjerë dyshohen në Ersekë, kishin kontakt me sanitaren e shkollës që rezultoi me COVID-19 koronavirusi
Përditësuar:

ERSEKE–10 mësues të një shkollë në Ersekë janë vetëkarantinuar në banesën e tyre pasi dyshohet se mund të jenë prekur nga COVID-19, ndërsa 2 të tjerë janë infektuar në Devoll.

Mësuesit kanë shfaqur simptoma të COVID-19 dhe për këtë janë vetizoluar deri në pritje të përgjigjes së tamponit. Mësuesit kanë pasur kontakt me sanitaren e shkollës, e cila rezultoi pozitive me COVID-19 një javë më parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mësuesit janë pjesë të një shkolle, e cila ka një staf pedagogjik prej 39 mësues dhe aktualisht 10 mësuesit ende nuk janë zëvendësuar, duke bërë që nxënësit të zhvillojnë mësim të reduktuar me të tjerë mësues të kësaj shkolle.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment