ArgetimKulture

MOS I LINI PA LEXUAR: Këta janë 10 librat më të mirë në botë

Revista “Time” ka renditur 10 librat më të mirë të të gjitha kohërave të zgjedhur nga 125 shkrimtarët më të mirë nga libri “The Top 10” i botuar nga J. Peder Zane. Më poshtë do të gjeni kryeveprat botërore qëkanë lënë shenjë në historinë e letërsisë botërore.
Featured image of article: MOS I LINI PA LEXUAR: Këta janë 10 librat më të mirë në botë Foto ilustruese

Revista “Time” ka renditur 10 librat më të mirë të të gjitha kohërave të zgjedhur nga 125 shkrimtarët më të mirë nga libri “The Top 10” i botuar nga J. Peder Zane. Më poshtë do të gjeni kryeveprat botërore qëkanë lënë shenjë në historinë e letërsisë botërore.

  1. Anna Karenina i shkruar nga Leo Tolstoi

Historia klasike e Leo Tolstoit mbi një dashuri fatkeqe, është një nga novelat më të admiruara në literaturën botërore. Gjenerata të tëra lexuesish janë magjepsur nga heroina e tij e mrekullueshme, me një martesë jo të lumtur të Ana Kareninës dhe marrëdhënies së saj tragjike me kontin e pashëm Vronski. Në botën e tyre, lidhjet e parëndësishme janë të zakonshme, por pasioni që lind mes Anës dhe Vronskit i kthen ata në objekt përçmimi dhe çon në izolimin e Anës. Mënyra se si marrëdhënia e tyre shkatërrohet është në kontrast të plotë me gëzimin që rrethon miqtë dhe familjen e saj. Ana Karenina është një kryevepër.

 

  1. Zonja Bovari, shkruar nga Gustav Flober

Zonja Bovari është historia e një gruaje e gjendur mes dy botëve – në njërën anë është jeta e mërzitshme dhe rutinë e vendit ku ajo jeton me bashkëshortin, dhe në anën tjetër është bota e romancës dhe dashurisë: një fantazi. E shkruar me një ironi rrjedhëse dhe një zgjuarsi të mprehtë dhe duke tërhequr vëmendjen dhe arritur të prekë ndjenjat e lexuesve të shumtë, lidhur me karakterin kryesor të librit duke treguar mbi dëshirat dhe shpresat e saj fantastike, Gustav Flober arriti të shkruajë një vepër të madhe që bëri emër në historinë e letërsisë europiane. E mbushur me shpresë dhe me dëshpërim, historia e jetës së Ema Bovari është një histori që tronditi lexuesit e asaj kohe, po ashtu që arriti të prekë thellë lexuesit e ditëve të sotme.

  1. Lufta dhe Paqja nga Leo Tolstoi

Kjo vepër e Tolstoit gërsheton jetën private dhe publike të individëve gjatë kohës së luftërave të Napoleonit. E ardhmja e personazheve është e lidhur ngushtë me historinë kombëtare që luhet paralelisht me jetët e tyre. Ballo dhe festa të alternuara me këshillat e luftës dhe makinacionet e biznesmenëve dhe gjeneralëve, skena të betejave të dhunshme që kombinohen me pasionet e përditshme të njerëzve, shpalosen në një imagjinatë të jashtëzakonshme e cila nuk mund të kalohet. Portretizimi i Tolstoit i marrëdhënieve martesore dhe skenave të jetës familjare është po aq i vërtetë dhe real sa ç’janë dhe ngjarjet që i vënë ato në dukje.

  1. Getsbi i Madh shkruar nga Skot Fixherald

Getsbi i Madh është një novelë e shkruar në 1925 nga autori amerikan Skot Fixherald, që paraqet jetën e disa karaktereve që jetojnë në një qytet ireal. Historia fokusohet kryesisht në jetën misterioze të djalit të ri milioner Xhei Getsbi dhe pasionit të tij donkishotesk për bukuroshen Deizi Bukanan. Ajo është historia e ardhshme e një financieri të ri idealist i cili, gjatë periudhës së një vere të paharrueshme, mëson të vërtetën e hidhur mbi lidhjen ndërmjet së vërtetës dhe iluzionit, ndërmjet së shkuarës dhe të tashmes; eksploron tema të rënies, idealizmit, rezistencës ndaj ndryshimit dhe trazirave sociale duke krijuar një portret të periudhës së xhazit.

  1. Lolita shkruar nga Vladimir Nakobov

Frikë, nderim dhe gaz sëbashku me thyerje zemre dhe zgjuarsi therëse përshkojnë skenat e librit Lolita, novela më e famshme dhe më e debatueshme e Nabokov, që tregon historinë e pasionit obsesiv, konsumues dhe fatkeq të Humbert Humbert kundrejt bukuroshes Dolores Haze. Lolita është gjithashtu historia e civilizimit të madh europian që rritet paralel me barbarizmin amerikan të pas luftës. Mbi të gjitha kjo është një novelë e dedikuar meditimit mbi dashurinë dashuria si e shkelur dhe iluzive, e çmendur dhe transformuese ku personazhet i japin një stil unik zhvillimit të ngjarjeve. Dashuria obsesive e Humbertit merr fund pas vdekjes së tij vdekja e Lolitës gjatë lindjes në moshën 17-vjeçare bëhet shkas i vdekjes së tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

  1. Mes marsi i shkruajtur nga Xhorxh Eliot

I quajtur ndryshe edhe si “Një studim i Jetës Provinciale”, ajo trajton një sërë temash që lidhen me statusin e grave, natyrën e martesës, idealizmin dhe vetë interesin, fenë dhe hipokrizinë, reformat politike dhe edukimin. Pavarësisht faktit se libri ka disa karaktere komike dhe emra komikë karakteresh, kjo është vepër e realizmit. Përmes mendimeve dhe shprehjeve të karaktereve të ndryshme ne bëhemi të ndërgjegjshëm për çështje të rëndësishme. Kjo novelë është e botuar në tetë libra dhe reflekton histori të jetës reale. Ajo është konsideruar si një nga novelat më të mira të shkruara në gjuhën angleze.

  1. Aventurat e Hakëlberri Fin i shkruar nga Mark Tuein

Aventurat e Hakëlberri Finit, është historia e një djali të ri, Hak, i cili është në kërkim të lirisë dhe aventurave. Bregu i lumit Misisipi është sfondi i gjithë historisë. Hak rrëmbehet nga Pap, babai i tij pijanec. Ai kërkon të marrë 6 mijë dollarët e Hak. Në fund ai arrin të largohet nga shtëpia e braktisur ku mbahet dhe gjen një kanoe ku lundron përgjatë lumit. Në vend që të kthehet në shtëpi, ai vendos të ja mbathë. Gjatë rrugës takohet me Xhimin dhe sëbashku kalojnë ditë e net në kërkim të lirisë. Gjatë rrugëtimit të tyre, ata bëhen pjesë e shumë aventurave dhe bëhen shokë të ngushtë.

  1. Hamleti i shkruar Uilliam Shekspir

Që në kohët kur kjo vepër legjendare është shkruar nga Shekspir, ajo shpesh është cilësuar nga kritikët, dijetarët dhe profesionistët e teatrove si një nga veprat më madhështore të shkruara ndonjëherë. I lëvduar dhe studiuar për përpikmërinë dhe kompleksitetin e tij psikologjik, dhe ndoshta për agresionin e tepërt një djalë i ri, i nxitur për të marrë hak për vrasjen e të atit, vonon të veprojë. Në vijim ndodhin një sërë vdekjesh të tjera, dhe djali i ri humbet jetën në një betejë me një djalë të ri më aktiv, më të vendosur dhe më hakmarrës. Është portretizimi i pavendosshmërisë së karaktereve kryesore të veprës, i kombinuar me tematika të tjera që lidhen me “ndjeshmërinë” e qenieve njerëzore për tu korruptuar dhe natyrën tranzitore të jetës fizike që i kanë dhënë Hamletit madhështinë e tij të përjetshme.

  1. Novelat e Çehovit i shkruar nga Anton Çehov

Historitë e Anton Çehov përmbajnë një sërë temash, motivesh dhe simbolesh që lidhen me jetën reale. Sëmundjet shfaqen në të gjitha historitë e Çehovit dhe protagonistët e tij vuajnë nga sëmundje tragjike me pasojë vdekjen. Autori përdor fuqinë simbolike të vdekjes për të theksuar fundin e jetës dhe përuljen njerëzore ndaj “kapriçiove” të fatit, dhe si një simbol të degjenerimit social, ku përdoret si një fokus për të treguar ndjeshmërinë individuale ndaj trazirave shoqërore. Një element i rëndësishëm që përfshihet në historitë e Çehovit është komunikimi dhe ndërprerja e tij, me një fokus të veçantë në komunikimin vertikal ndërmjet klasave të ndryshme shoqërore. Ai përdor si simbol ushqimin si një mënyrë për të treguar pasurinë e personazheve të tij.

  1. Në Kërkim të Kohës së Humbur i shkruar nga Marsel Proust

Në Kërkim të Kohës së Humbur është një roman gjysëm-autobiografik me shtatë vëllime nga Marsel Proust. Kjo është vepra e tij më e famshme dhe shumë popullore për shkak të gjatësisë së madhe dhe për shkak të nocionit të kujtesës. Vepra, Në Kërkim të Kohës së Humbur ka fituar zemrat e lexuesve që kur botua për herë të parë. Prusti filloi ta shkruajë këtë vepër në vitin 1909 dhe e vijoi punën deri në vitin 1922, kur vdiq. Ajo u botua në Francë pjesë mes viteve 1913-1927. Prust vdiq para se të përfundohej rishikimi i pjesëve finale. Vëllai i tij Robert redaktoi tre vëllimet e fundit, të cilat u publikuan pas vdekjes.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment