Aktualitet

1 vit nga tragjedia e 26 nëntorit, sa u tha dhe sa u bë për të prekurit e tërmetit!

E megjithatë, tragjedia nuk mbetet vetëm me kaq. Shtabi i Menaxhimit të fatkeqësive natyrore, një javë pas tërmetit raportoi se nga verifikimi në terren janë konstatuar 1,183 shtëpi të shembura në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Edhe sot, ende vijojnë të shemben ndërtesa private e shtetërore të cilat u dëmtuan nga lëkundja e fortë.
Featured image of article: 1 vit nga tragjedia e 26 nëntorit, sa u tha dhe sa u bë për të prekurit e tërmetit!

TIRANË– Ndërsa ende nuk kemi mbyllur vitin e vështirë të 2020-s, sot shënohet 1 vit nga tërmeti i 26-nëntorit, histori e cila do të ndryshonte rrënjësisht jetën e shumë shqiptarëve.

Në mes rrënojave që nuk i bënë ballë lëkundjes së fortë, dhanë frymën e fundit 51 persona, pa kursyer qoftë edhe fëmijët e vegjël.  Ai 50-sekondësh, na ka bërë ne të mbajmë mend gjatë sesi u shua një familje në zonën e ish-kënetës, ku shpëtoi falë një lavatriçeje vetëm 17-vjeçari, Ramë Lala.

Ne, shqiptarët, kurrsesi nuk kemi harruar sesi u shuan nënë e bijë, Diena dhe 8-vjeçarja Eisela, që u gjetën nga forcat e kërkim-shpëtimit të përqafuara, e ku as vdekja nuk do mund t‘i ndajë dot.  Si mund të harrohet 26-vjeçari Kristjan Preci, i riu që sapo kishte dal nga burgu pasi ishte dënuar padrejtësisht (sipas avokatit të tij), por tërmeti zgjodhi ta dërgonte atë në “burgun” e përjetësisë.

E megjithatë, tragjedia nuk mbetet vetëm me kaq. Shtabi i Menaxhimit të fatkeqësive natyrore, një javë pas tërmetit raportoi se nga verifikimi në terren janë konstatuar 1,183 shtëpi të shembura në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Edhe sot, ende vijojnë të shemben ndërtesa private e shtetërore të cilat u dëmtuan nga lëkundja e fortë.

Dhimbja është ende e freskët për shqiptarët të cilët ende nuk janë strehuar në një banesë të ngrohtë, dhe ky është dimri i dytë që i gjen ata në çadër, ose në banesa të shpallura të pabanueshme, duke i rrezikuar atyre jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si për ironi të fatit, tragjedia e tërmetit u pasua me pandeminë e COVID-19, që sot mban thuajse të gjunjëzuar ekonominë, gjë e cila mban të paralizuar rindërtimin e banesave të prishura një vit më parë. Nga ana tjetër, kryeministri Rama u zotua i bindur se pandemia nuk do të ndikojë në ngadalësimin apo shtyrjen e planeve për rindërtimin. Më vonë, pasi u përkeqësua situata nga COVID-19, Rama deklaroi se “tani s’i bëjmë dot të gjithë, por shumicën e atyre që kanë shtëpi individuale do bëjmë çmos ta çojmë me sukses deri për vit të ri.”

Edhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, deklaroi se brenda muajit korrik do përfundonte rindërtimi i 500 banesave në Laç, ndërsa u denoncua nga Partia Demokratike se ky premtim nuk u mbajt. Ishte kryeministri Rama ai që u përgjigj se koronavirusi kishte ndikuar në shtyrjen e planit, ndërsa ende sot nuk ka ndonjë deklaratë prej tyre, nëse kanë përfunduar apo jo këto 500 banesa.

Impakti i madh që la koronavirusi, ka shtyrë planet e rindërtimit, pasi edhe siç u deklarua sot nga eksperti i ekonomisë në PD Dorjan Teliti, të paktën 11 mijë familje shqiptare do kalojnë këttë dimër jashtë në çadra, teksa dha edhe shembuj. Sipas tij në shumë zona, kryesisht në atë të 5-majit ende nuk ka nisur asnjë ndërtim, ndryshe nga sa u premtua.

(kle.mu/dosja.al)

Shto Koment