AktualitetRajoni

1 vit nga tragjedia/ Albin Kurti përkujton viktimat e 26 nëntorit: Kemi dhimbje, familjet po jetojnë ende në çadra, Shqipëria nuk mori fondet e premtuara nga ndërkombëtarët 

Kurti është shprehur se dhimbja e asaj dite nuk ka ikur sakaq ka treguar dhe ndihmat që i ka dhënë Kosova Shqipërisë një vit më parë. 
Featured image of article: 1 vit nga tragjedia/ Albin Kurti përkujton viktimat e 26 nëntorit: Kemi dhimbje, familjet po jetojnë ende në çadra, Shqipëria nuk mori fondet e premtuara nga ndërkombëtarët  Foto nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019

KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti, ka përkujtuar 1 vjetorin e 51 personave që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit. Kurti është shprehur se dhimbja e asaj dite nuk ka ikur sakaq ka treguar dhe ndihmat që i ka dhënë Kosova Shqipërisë një vit më parë.

Ndër të tjera ai thotë se Shqipërisë nuk i kanë ardhur fondet e premtuara nga ndërkombëtarët në konferencën e donatorëve për rindërtimin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E kujtojmë sot tërmetin e 26 nëntorit 2019, që preku qindra mijëra njerëz në Shqipëri. Tronditjen e tokës e ndjemë në gjithë qytetet e Kosovës. Por më e fortë ishte tronditja prej dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit e tyre, me të cilët ndau pikëllimin e gjithë Kosova dhe kombi shqiptar. Dhimbja na bëri bashkë. Qytetarët e Kosovës, ashtu si gjithë shqiptarët kudo që janë, u erdhën në ndihmë motrave e vëllezërve të dëmtuar nga tërmeti,me gjithë çka patën mundësi. Ushtria e Kosovës u nis menjëherë në mbështetje të operacioneve të kërkim shpëtimit. Edhe deputeti ynë, Liburn Aliu, i cili ka përvojë në misione të tilla, u gjend në Thumanë, duke ndihmuar edhe personalisht për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat, e historia që më ka treguar ka lënë mbresa të pashlyeshme. Aktivistët e Lëvizjes me ndihmën e shumë qytetarëve mblodhën mbi 300 ton ndihma, që i dorëzuan në Rezervat e Shtetit, në Shqipëri. U hapën shtëpitë në Kosovë e u ngritën kampe që prisnin të pastrehët, për ta lehtësuar sado pak dhimbjen e vuajtjen. Edhe sot e kësaj dite në Kosovë ka ende familje nga Shqipëria, mbetur pa strehë atje e të strehuara këtu. Sot jemi sërish bashkë në përkujtimin e viktimave dhe gjithë pasojave të tërmetit. E dimë që ende mijëra njerëz vazhdojnë të jetojnë në çadra, ashtu siç e dimë se Shqipërisë nuk i kanë ardhur fondet e premtuara nga ndërkombëtarët në konferencën e donatorëve për rindërtimin. Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dëshiroj t’i shpreh institucioneve në Republikën e Shqipërisë gatishmërinë tonë maksimale për të ndihmuar në këtë kohë kaq të vështirë. Sfidat i përballojmë më mirë, vështirësitë i kalojmë më lehtë kur jemi të bashkuar.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment