Politike

1 vit nga tërmeti/ PD: Edi Rama sot nuk ka bilanc për rindërtimin, na takon ne të luftojmë

VIDEO
Ish-deputetja Dhurata Cupi deklaroi se 1 vit pas tërmetit, ka shumë premtime, por pak rezultate nga ana e qeverisë.
Featured image of article: 1 vit nga tërmeti/ PD: Edi Rama sot nuk ka bilanc për rindërtimin, na takon ne të luftojmë Dhurata Çupi

TIRANË– Partia Demokratike akuzon qeverinsë se po e përdor fatkeqësinë e tërmetit të 26 nëntorit 2019 për të vjedhur dhe për zgjedhje. Ish-deputetja Dhurata Cupi deklaroi se 1 vit pas tërmetit, ka shumë premtime, por pak rezultate nga ana e qeverisë.


FJALA E PLOTË:

Si sot, një vit më parë, ishim të gjithë të tmerruar nga një prej fatkeqësive më të mëdha, që goditi vendin. 51 qytetarë, fëmijë, të rinj, nëna dhe baballarë humbën jetën nën rrënojat e tërmetit. Ftpj kolegët të mbajmë një moment heshtje për të gjithë ata që humbën jetën 26 nëntorin e kaluar! I paharruar qoftë kujtimi i tyre! Ky vit ka kaluar me shumë vështirësi dhe sakrifica nga të gjithë ne, por me i vështiri ka qenë për familjet që jetojnë jashtë në ccadra, për mijëra familjet që nuk kanë akoma një shtëpi të tyre, pë rata që jetojnë me qera dhe për ata që jëtojnë në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Ajo që ka ndodhur gjatë këtij kanë qenë shumë premtime të qeverisë dhe fare pak rezultate. Edi Rama premtoi se shumica e qytetarëve do të kishin shtëpitë e tyre Brenda dhjetorit, pork jo nuk ka ndodhur. Edi Rama është shumë I vonuar, qeveria e tij është shumë e vonuar! Ata e harxhuan kohën duke zvarritur procedurat, në mënyrë që klientët e qeverisë të merrnin copën e tortës nga fondet e rindërtimit. Edi Rama e harxhoi kohën e tij me llogari politike duke shtyrë qëllimisht për në mars, përpara zgjedhjeve ndërtimin e shkollave të reja dhe hyrjen në shtëpi të mbi 11 mijë familjeve të pastreha. Gjithccka e kemi të dokumentuar. Prej sot, ne do t’u faktojmë shqiptarëve sesi kjo qeveri dhe ky kryeministër e kanë përdorur tërmetin për të mbushur xhepat dhe për të manipuluar këta njerëz në nevojë përpara zgjedhjeve. Edi Rama sot nuk ka bilanc për rindërtimin. As ai dhe asnjë nga qeveria nuk janë në gjendje t’i përgjigjen një pyetje fare të thjeshtë: Pse nuk i mbajtën premtimet? Pandemia nuk është justifikim. Sektori privat nuk e ndërpreu punën për ansjë moment. Kullat në Tiranë janë ngritur, vetëm shkollat e fëmijëve dhe shtëpitë e 11 mijë familjeve nuk janë ndërtuar akoma. Edi Rama e ka shpërdoruar kohën! Ai dhe qeveria e kanë patur në dorë të përfundonin, në most ë gjitha, të paktën pjesën më të madhe të rindërtimit. Edi Rama nuk e ka bërë këtë! Ka preferuar të bëjë politikë me fatkeqësinë e mijëra familjeve, sicc bën politikë me pandmeinë, sicc ka bërë gjithnjë për interes të pasurimit dhe pushtetit të tij personal! Për Edi Ramën shqiptaret janë vetëm numra elektoralë. Nuk janë nëna që vuajnë, kur shohin fëmijët në të ftohtin e ccadrave, nuk janë baballarë që nuk kanë mundësi të punojnë për fëmijët e tyre, nuk janë as të rinj apo fëmijë që duan të shkojnë në një shkollë të mirë. Qytetarët shqiptarë nuk kanë më kohë për të humbur me Edi Ramën! Mjaft janë vjedhur! Mjaft janë mashtruar! Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale, që punon për njerëzit. Ajo që na takon ne dhe ajo që po bëjmë sot në opozitë dhe nesër në qeveri është të luftojmë, me çdo mënyrë për të siguruar që procesi i rindërtimit të shkojë deri në fund dhe që fondet e premtuara për qytetarët të shkojnë të gjitha për nevojat e tyre!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: 1 vit pas tërmetit, ekspertët e PD bëjnë ‘bilancin’ e qeverisë për rindërtimin: Shumë premtime, pak rezultat! 11 mijë qytetarë do kalojnë dimrin e dytë jashtë

(k.m/dosja.al)

Shto Koment