Politike

1 vit nga tërmeti/ Meta me kritika: E papranueshme që ka ende familje të pastrehuara

VIDEO
Ilir Meta u shpreh se është i papranueshëm fakti që ende nuk është garantuar strehimi për shumë familje, që humbën banesat e tyre nga tërmeti i nëntorit.
Featured image of article: 1 vit nga tërmeti/ Meta me kritika: E papranueshme që ka ende familje të pastrehuara Ilir Meta

TIRANË– Në 1-vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar, Presidenti Meta ka zgjedhur që të flasë nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut. Në prononcimin për mediat, Meta u shpreh se është i papranueshëm fakti që ende nuk është garantuar strehimi për shumë familje, që humbën banesat e tyre nga tërmeti i nëntorit. Në fjalën e tij, kreu i shtetit shtoi se duket më shumë punë nga ana e qeverisë dhe më pak propagandë. 


“Meqenëse sot është edhe përvjetori i tërmetit mjaft të fortë dhe të rëndë dhe tragjik që mori 51 jetë të qytetarëve tanë dhe që shkatërroi banesat dhe pronat e aq shumë qytetarëve të Krujës, Kurbinit, Durrësit, Kavajës, Tiranës e kështu me radhë. Dua të shpreh solidaritetin me të gjithë që edhe pas një viti vuajnë ende moszgjidhjen e çështjes jo vetëm të banimit por edhe të ndihmës së vazhdueshme. Një pjesë e tyre jetojnë në kushte të vështira dhe dimri tashmë ka hyrë. Për shkak të këtyre kushteve mund të jenë edhe më të rrezikuar për rënien e imunitetit dhe prekjen e tyre nga COVID-19. Është e rëndësishme të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre. Sa më pak propagandë, sa më shumë punë, sa më shumë transparencë dhe njëkohësisht ndëshkim për të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për cilësinë e dobët të ndërtesa të cilat u shkatërruan një vit më parë”, tha Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Si sot një vit më parë ndërruan jetë 51 persona ndërkohë që u plagosën mijëra të tjerë. Ende qindra mijëra qytetarë nuk janë futur ende në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që hetimet për të gjetur fajtorët ende vazhdojnë. Prokuroritë kanë zhgënjyer më punën e bërë, pasi e vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Nuk kanë munguar as reagimet. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili tregoi edhe njëherë me detaje ngjarjen e ndodhur dhe përjetimet e tij, ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet e politikanëve të tjerë. Kur është shënuar 1 vit nga lëkundjet e tokës, ende ka qytetarë që nuk kanë hyrë në banesat e reja të premtuara.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment