LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

1 vit nga shkrumbimi i katedrales Notre-Dame, pikëpyetjet që s’kanë ende përgjigje dhe premtimi i Macron

15 Prill 2020, 08:03 Nga DOSJA
1 vit nga shkrumbimi i katedrales Notre-Dame, pikëpyetjet që

Francë- Djegia e simbolit të Parisit, katedrales Notre-Dame dhe përpjekjet e zjarrfikësve për të shpëtuar ç’qe e mundur, janë ende në kujtesën e shumë njerëzve. Menjëherë pas djegies Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha në një fjalim në televizion: “Ne do ta rindërtojmë një Notre-Dame edhe më të bukur. Dhe dua që ajo të jetë gati për pesë vjet”. Prej atëhere arkitektë, inxhinierë, arkeologë dhe historianë artit po merren me qëmtimin e dëmeve që ka shkaktuar zjarri në katedralen 850-vjeçare.

Ende asnjë bilanc përfundimtar i dëmeve

All - Paragraf - 3

Gjeologu Jean-Didier Mertz dhe ekipi i tij i “Laboratoire de recherche des monument historiques” (LRMH), një nga laboratorët më të njohur kërkimorë për monumentet historike në Francë, bëjnë pjesë në grupin e këshillarëve për rindërtimin e katedrales Notre-Dame. Ekspertët merren me elemente të ndryshme që lidhen me monumetet historike si: llojet e gurëve, llojet e druri, të betonit, të metaleve apo të tekstileve, dhe japin rekomandime për restaurimin më të mirë të mundshëm të një ndërtese.

Në LRMH që gjendet në Champs-sur-Marne, rreth 50 kilometra larg Parisit, ata po analizojnë tani gjendjen blloqeve të gurëve të mbetura pas djegies së katedrales. Qëllimi i analizave është jo vetëm të përcaktojë nëse këta gurë mund të ripërdoren, por edhe për të gjetur materiale identike që nevojiten për rindërtimin. Po ashtu Mertz do të dijë më shumë rreth llaçit që është përdorur në atë kohë. “Ne duam të zbulojmë se me çfarë e kanë bërë dikur llaçin e katedrales, e cila ka mbijetuar për shekuj, në mënyrë që ta riprodhojmë atë në të njëjtën mënyrë si para 850 vjesh.” – thotë Jean-Didier Mertz – që shton se ekspertët ende nuk mund t’i japin rezultatet përfundimtare.

Materiale ndërtim me peshë të rëndë

Një problem vërtet të madh për rindërtimin paraqesin panelet pesëmilimetërshe prej plumbi të çatisë, të cilat u shkrinë gjatë zjarrit dhe peshojnë më shumë se dyqind ton.

Por të paktën dritaret e katedrales kanë mbetur në gjendje të mirë dhe mund të rivendosen sërish, thotë Claudine Loisel, eksperte kimiste në LRMH. Megjithatë edhe dritaret përmbajnë plumb. Dhe shtresa e zezë e plumbit mbi xham është aq helmuese sa Claudine Loisel duhet të veshë një kostum mbrojtës dhe të mbajë maskë për fytyrën dhe syze mbrojtëse kur kryen ekzaminimet e saj.

E paqartë është për ekspertët deri tani se sa është dëmtuar prej djegies statika e katedrales, sa mbajnë ende muret e saj dhe ç’masa përforcuese duhet të merren për muret, soletat dhe elementet e tjera.

Ide të dalldisura për rindërtimin e Notre Dame

Pas premtimit të presidentit Macron për ta bërë Notre Dame më të bukur se ç’ishte më parë një sërë arkitektë të famshëm prezantuan idetë e tyre: Notre Dame me një çati prej xhami, Notre Dame me një pishinë në çati, Notre Dame me një kopsht urbane në çati.

Por asnjë nga këto sugjerime nuk do të zbatohet kurrë. Konkursi për rindërtimin do të shpallet në qershor të këtij viti – nëse kriza e Coronës nuk bën që të shtyhet kjo datë.

“Njerëzit nuk ka nevojë të shqetësohen se mbi katedrale do të ndërtohet ndonjë pishinë, teatër veror, apo që Notre Dame do të ketë një çati transparente ose diçka të ngjashme. Unë besoj se katedrales Notre-Dame do t’i jepet një pamje e re duke respektuar shumë rëndësinë dhe historinë e saj.” – thotë Aline Magnien, drejtore e LRMH.

Rindërtimi i katedrales është planifikuar të fillojë në vitin 2021. Për këtë janë vënë në dispozicion dhe premtuar thuajse një miliardë euro nga rreth 320,000 donatorë. Por sot askush nuk mund të thotë me saktësi se kur do të fillojnë punimet.

Marrë nga DW 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota digjet katedralja notre dame emmanuel macron digjet katedralja notre dame emmanuel macron

All - ArticleEnd - 1

Sondazh

Poll
Bota 14 Prill 2020, 20:01

ITALI– Disa analiza të fundit të kryera nga studiuesit italianë dhe amerikanë kanë treguar se koronavirusi ka pësuar mutacione.Studiuesit nga Universiteti...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni