Politike

1 muaj nga marrja e postit, ministrja Anila Denaj vishet me shami/ Çfarë ndodhi në vizitën e Ramës në Arabinë Saudite (Foto+Video)

Gruaja që shihni në pamje është Anila Denaj, ministre e Financave, në një post që ka pasuar Arben Ahmetajn, i njohur edhe si ‘tigri’ i Financave shqiptare.
Featured image of article: 1 muaj nga marrja e postit, ministrja Anila Denaj vishet me shami/ Çfarë ndodhi në vizitën e Ramës në Arabinë Saudite (Foto+Video) Edi Rama, kryeministër dhe ministrja e Financave, Anila Denaj

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. I pari i qeverisë shoqërohet në këtë vizitë nga disa nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij siç është Endri Fuga, këshilltari për mediat i Ramës.

Por bashkë me ta ndodhet edhe një tjetër zyrtare e rëndësishme e qeverisë socialiste. Ajo është pjesë e kabinetit qeveritar Rama 3 dhe ka rreth 1 muaj që ka marrë detyrën.

Gruaja që shihni në këtë foto është Anila Denaj, ministre e Financave, në një post që ka pasuar Arben Ahmetajn, i njohur edhe si ‘tigri’ i Financave shqiptare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Anila Denaj, ministre e Financave e veshur me shami

Në videon që ka shpërndarë vetë Rama në faqen e tij në rrjetet sociale, shkruan se është pritur nga mbreti Salman Ibn Abdulaziz Al Saudi. Kryeministri thotë se janë nënshkruar disa marrëveshje shumë të rëndësishme bashkëpunimi.

“Riad, Arabia Saudite – Në pritjen shumë miqësore të mbretit Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ku pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi.”-shkruan Rama.

Ministrja e Financave shihet në video e mbuluar me shami, ndërkohë që nënshkruan marrëveshjen me homologun saudit. Protokolli i Arabisë Saudite parashikon që gratë të jenë të veshura me ‘hijab’ gjatë kohës që qëndrojnë në këtë vend, edhe kur ato vijnë nga vende të tjera.

Arabia Saudite është në kulmin e presionit ndërkombëtar për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në ambasadën turke, kështu që pritet me kuriozitet edhe nga mediat ndërkombëtare se cilat kanë qenë marrëveshjet e bashkëpunimit të qeverisë shqiptare.

Shto Koment