Aktualitet

1.3 kg kanabis në formë çokollate, në pranga dy të rinj në Durrës (DETAJE)

Gjithashtu gjatë kontrollit kryer në banesën e Romi Seferit u gjetën dhe sekuestrua rreth 16 gr lëndë narkotike e llojit marjuanë.
Featured image of article: 1.3 kg kanabis në formë çokollate, në pranga dy të rinj në Durrës (DETAJE) Foto ilustruese

TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar në Durrës pasi iu është gjetur një sasi prej 1 kilogram e 400 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë në formë çokollate. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se njëri prej të arrestuarve është i riu Romi Seferi 21 vjeç nga Tirana.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Shpërndanin lëndë narkotike marjuanë në formë çokollate. Arrestohen në flagrancë dy shtetas. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra se një shtetas dispononte lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

R.S., 21 vjeç, banues në Tiranë;
E.J., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Plepa, Durrës gjatë kontrollit të kryer nga ana e uniformave blu në mjetin tip Benz, në sedilen e pasme të mjetit, me drejtues shtetasin R.S., dhe pasagjer shtetasin E.J., u gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• rreth 1 kg e 400 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë në formë çokollate.
• mjeti tip Benz;
• vlera monetare.

Gjithashtu gjatë kontrollit kryer në banesën e shtetasit R.S., u gjetën dhe sekuestrua rreth 16 gr lëndë narkotike e llojit marjuanë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment