Bota

1/3 e botës e izoluar nga koronavirusi/ Shifra e të infektuave rritet çdo ditë, Spanja ia kalon dhe Kinës për vdekshmërinë

Gati një e treta e popullsisë së botës po jeton nën kufizime tejet të rrepta për të shmangur prekjen nga koronavirusi. Numri i të vdekurve ka arritur 20,028 persona, ndërsa 510,528 janë infektuar nga virusi.
Featured image of article: 1/3 e botës e izoluar nga koronavirusi/ Shifra e të infektuave rritet çdo ditë, Spanja ia kalon dhe Kinës për vdekshmërinë Foto ilustruese

Koronavirusi ende nuk po ndalet. Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Gati një e treta e popullsisë së botës po jeton nën kufizime tejet të rrepta për të shmangur prekjen nga koronavirusi. Numri i të vdekurve ka arritur 23,028 persona, ndërsa 510,528 janë infektuar nga virusi.

Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 80,539 mijë të infektuar, nga të cilët 8165  kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 56197 mijë të infektuar dhe 4145 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur mbi 75 mijë dhe mbi 1,100 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë në SHBA pqr t’i ardhur në ndihmë vendit, Senati kaloi një paketë ndihme ekonomike prej 2 trilionë dollarësh, pasi dhe nuk do të mblidhet më deri në 20 prill. Neë Yorku është epiqendra e shpërthimit të vendit, me raste shumëfishohen çdo ditë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë edhe në Ballkan, situata nuk është më e mirë. Greqia ka shënuar 892 dhe vetëm 26 të vdekur, ndërsa Serbia 384 dhe 6 të vdekur. Ndërsa Shqipëria ka 146 dhe 6 të vdekur.

(k.m/dosja.al)

  • 18:34

    Vdesin 662 persona brenda 24 orëve, shkon në 8,165 numri i të vdekurve në Itali nga COVID-19

    Foto ilustruese

    Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavurist në Itali ka shkuar në 8165 .

    Vetëm në 24 orët e fundit 662 persona kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19.

    Ndërsa sipas mediave vendase në rang kombëtar numërohen rreth 80,539 persona të infektuar nga ky virus. Nga 80,539 të sëmurë rreth 10,361 janë shëruar nga COVID-19 në të gjithë territorin e Italisë.

    Krahasuar me ditën e djeshme ku u shënuan 683 viktima ka një ulje të  vogël perj 21 pacientësh të vdekur.

  • 18:06

    26 viktima dhe 892 të infektuar në Greqi nga COVID-19, shënohen edhe 2 viktima në Serbi

    Mjeku Sotiris Tsiodras

    Ditën  e sotme në Greqi janë konfirmuar edhe 4 viktima, ku në total Greqia numëron  26  të vdekur.

    Por nga ana tjetër është rritur ndjeshëm numri i të infektuarëve, ku vetëm sot janë regjistruar 71 raste të reja të personave që janë infektuar nga koronavirusi, në total regjistrohen 892.  Në bazë të mediave greke nga 134 pacientë të shtruar në spital, 53 janë të intubuar.

    Gjithashtu edhe në Serbi në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima nga COVID-19, ndërsa numri i total i të infektuarve ka shkuar në 382.

    Por Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka bërë me dije se 2 vitktimat  kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme, njëkohësisht dhe njëri prej tyre ka qenë 80-vjeç, ndërsa  tjetra 62 vjeç.

  • 16:34

    3 milion amerikanë humbasin punën e tyre brenda një jave, për shkak të krizës koronavirus

    New York

    Tre milion amerikanë kanë mbetur të papunë nga kriza e koronavirusit vetëm brenda një jave. Shifrat e publikuara nga Departamenti i Punës në SHBA mëngjesin e sotëm tregojnë se statistikat e papunësisë u rritën nga 282,000 javën e kaluar në 3.28 milion këtë javë.

    Kjo është më shumë se dyfishi i 1.5 milion njerëzve, që ekonomistët parashikuan se do të mbeteshin të papunë nga pandemia, por është shifra më e lartë që nga fillimi i regjistrimeve të rasteve të para në vend.

    Grafiku per rritjen e papunesise ne SHBA

    Numri i kërkesave të papunësisë deri më tani të bëra në të 50 shtetet e SHBA është afër 2.9 milion, një rritje prej  2.65 milion në vetëm një javë. Kështu që shumë amerikanë nxituan të tregojnë se janë të papunë, saqë sistemet kompjuterike të disa shteteve u bllokuan për një kohë nga rritja e kërkesës. Shifrat e së enjtes janë shumë më të mëdha se numri i njerëzve pa punë pas krizës financiare të vitit 2008, me 665,000 njerëz të papunë në kulmin e saj që ka pasur në Mars të 2009.

  • 16:20

    VIDEO/ Puna e infermiereve brenda pavionit të terapisë intensive për Covid-19, në Korenë e Jugut

    Veshja e posaçme per t’u mbrojtur

    Nëse ju kujtohet videoja e para disa ditëve brenda spitalit me qindra të infektuar në Bergamo të Italisë, do e kutponi mirë se po e njëjta gjë ndodh edhe në shumë spitale të botës ku njerëzit janë prekur nga COVID-19.

    Përmes një video të publikuar sëfundmi nga BBC shihet gjithçka çfarë ndodh brenda një pavioni të terapisë intensive për koronavirusin në Korenë e Jugut.

    Në  këtë video shihet sesi nfermieret e veshura me kostume mbrojtëse dhe me sisteme të rënda frymëmarrjeje të lidhura në trupin e tyre, punojnë intervale,  duke u  ndërruar me kolegët çdo dy orë.

  • 16:20

    U dyshua se mund të ishte me Covid-19, Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali rezulton negativ në testin e koronavirusit

    Angelo Borrelli

    Ditën e djeshme Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali Angelo Borrelli, u dyshua se ishte i prekur nga koronavirusi duke qenë se kishte shumë temperaturë, por sipas mediave të huaja sot mësohet se Borrelli ka rezultuar negativ ndaj analizës së koronavirusit.

    Ndërkohë Italia po përjeton situatën më të vështirë që mund të ketë parë dekadat e fundit , për shkak të përhapjes masive të COVID-19.

    Kujtojmë se ditën e djeshme Mbrojtja Civile lajmëroi se konferenca e përditshme për shtyp mbi urgjencën e koronavirusit që zhvillohej çdo ditë në orën 18:00 u pezullua, pas njoftimit se Borreli dyshohej se ishte me koronavirus.

    Nga buletini i ditës së djeshme u raportua se kanë humbur jetën 7503 persona dhe janë infektuar rreth 60 mijë të tjerë, e ndërkohë janë shëruar 9.362 të tjerë.

  • 15:16

    Mban frymën Vatikani! Kleriku që jeton në një rezidencë me Atin e Shenjtë del pozitiv me covid-19, Papa Françeku bën testin

    Një prift 58-vjeçar në Vatikan, i cili jeton në të njëjtën rezidencë më Papa Franceskon, është shtruar në spital pasi ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Si pasojë e kontaktit të afërt me të është testuar edhe Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

    Megjithatë burime nga brenda Vatikanit bëjnë me dije se të gjithë tregohen shumë të kujdesshëm kur takojnë Atin e Shenjtë dhe se gjithmonë i dezinfektojnë duart. Tanimë priten rezultatet e analizave të tij.

  • 15:11

    Erdogan optimist për përhapjen e Covid-19: Për dy deri në tre javë, do ta kalojmë këtë periudhë të vështirë

    Rexhep Tajip Erdogan

    Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Erdogan gjithashtu shprehu besim se Turqia do të kapërcejë shpërthimin e koronavirusit:  Në kohën më të shkurtër të mundshme. Ndërkohë ai u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të të futen në vetë karantinë.

    “Ne kemi përgatitje për çdo skenar. Duke thyer shpejtësinë e përhapjes së virusit në dy deri në tre javë, ne do ta kalojmë këtë periudhë sa më shpejt të jetë e mundur me sa më pak dëme të jetë e mundur.”- tha ai.

    Vendi deri më tani ka raportuar 44 vdekje nga COVID-19 dhe gjithsej 1,872 infeksione të konfirmuara pas kryerjes së afro 28,000 testeve.

    Ndërkohë ai  ka thënë se Turqia ka shërbyer gjatë këtyre ditëve si urë lidhëse për ndihmat mjekësore në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, pas mbylljes së kufijve nga vendet e BE-së.

  • 13:23

    Jo 1 ditë/ Gjermania prodhon testin e shpejtë për koronavirusin, rezultati del për vetëm 2 orë e 30 minuta

    Aparati Bosch

    Së fundmi gazeta gjermane BILD ka shkruar se e Gjermania ka prodhuar testin e shpejtë për koronavirusin, në mënyrë që niveli i  vdekshmërisë të jetë sa më i ulët

    Në 24 orët e fundit në Gjermani është shënuar një rritje e nurmit të të infektuarëve, por sërish numri i viktimave mbetet ende i ulët, në nivelin e 0.5 përqind. Deri më tani Gjermania numëron 198 viktima në rang kombëtar, ndërsa të prekur nga COVID-19 janë 36.508.

    Gjithashtu shkencëtarët gjermanë po punojnë me shumë shpejtësi edhe për vaksinën kundër koronavirusit.

    Ndërkohë testi i shpejtë për koronavirusin është krijuar nga kompania gjermane Bosch, ku sipas BILD do të jetë në treg në fillim të prillit.

    Nëse deri më tani rezultatet për koronavirusin dalin për 24 orë, ky  aparat Bosch e nxjerr rezultatin për 2 orë e gjysëm.

  • 12:45

    174 viktima në 24 orët e fundit, shkon në 2,234 numri i të vdekurve në Iran, mbi 29 mijë të infektuar

    Foto ilustruese

    Irani ka raportuar edhe 157 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë iraniane Kianush Jahanpur për TV shtetëror ditën e sotme, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 2.234 në Republikën Islamike ku janë 29.406 njerëz të infektuar.

    “Numri i rasteve të reja të infektuara ishte 2.389 në 24 orët e kaluara.”- tha Jahanpur, ndërkohë ju ka bërë thirrje iranianëve që të qëndrojnë në shtëpi.

    Ndërkohë Qeveria e Iranit ka ndaluar lëvizjen e njerëzve pasi mund të ketë një “valë të dytë” të shpërthimit të koronavirusit, pasi numri total i vdekjeve i kaloi 2,000.

    Udhëheqësit e Iranit deri më tani kanë rezistuar kundër vendosjes së bllokimeve, pavarësisht se ato janë një nga vendet më të goditura në botë. Ata kanë insistuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar përhapjen e Covid-19, megjithë shumë iranianë që shprehin shqetësimin

  • 12:26

    Ambasadori i SHBA akuzon Kinën për koronavirusin: Ka vënë në rrezik gjithë botën, u përpoqën ta fshihnin

    Woody Johnson

    Ambasadori amerikan në Londër, Woody Johnson ka akuzuar Kinën si fajtoren kryesore për shpërthimin e pandemisë botërore të koronavirusit. Në një artikull për gazetën “Times”, Johnson është shprehur se Kina duhet të merrte masat në kohë dhe të mos lejonte që virusi të përhapej përtej kufijve të republikës komuniste.

    “Së pari u përpoq të shtypte lajmin, ta fshihtë atë. Sikur Kina të kishte bërë gjërat e duhura në kohën e duhur, aq më i vogël do të ishte dëmi i kësaj pandemie,” shkruajti ambasadori.

    Ndërkohë edhe presidenti amerikan Donald Trump pohoi disa javë më parë se Pekini duhet të kishte vepruar më shpejt lidhur me ndërgjegjësimin e botës nga përhapja e sëmundjes, duke e cilësuar covid-19 si një “virusi kinez”. Megjithatë ai e rregulloi deklaratën e tij pas më vonë duke u shprehur se Kina i mori në kohë masat.

    Por edhe pala tjetër nuk ka qëndruar e qetë… Janë hedhur dyshimet se SHBA-ja ka krijuar virusin në laborator dhe më pas e ka shpërndarë në Kinë për të dëmtuar fuqine ekonomike të vendit.

  • 12:23

    Vdesin 655 njerëz të tjerë nga koronavirusi, spitalet në Spanjë në prag të kolapsit

    Foto ilustruese

    Numri i vdekjeve të koronavirusit nën Spanjë për ditën e sotme është rritur në 4,089 , ku 655 njerëz kanë vdekru vetëm në  24 orët e fundit.

    Spitalet e vendit përpiqen të përballen me pandeminë. Në Spanjë janë regjistruar gjithsej 56,188 raste krahasuar me 47.610 dje. Spanja tani është vendi i dytë më i goditur nga Koronavirusi.

  • 12:09

    Gruaja ishte në momentet e fundit, infermieria italiane i jep telefonin të fliste me të bijën, tregon e prekur bisedën: Ndjeja të dridhura dhe lot

    Foto ilustruese

    Një infermiere nga Torino ka përlotur rrjetin me historinë që ka treguar lidhur me një paciente të infektuar me koronavirus, e cila i tha lamtumirën e fundit së bijës me anë të telefonit. Noemi Bonfiglio, tregoi se rreth orës 20:30 kishte shkuar pranë shtratit të një zonjë dhe e kishte pyetur nëse donte që të fliste me fëmijët e saj.

    Gjatë telefonatës së bërë nga celulari i saj, infermieria tregoi se e bija i kishte dhënë forca të ëmës duke i kërkuar që të luftonte pasi gjithmonë ia kishte dalë mbanë.

    “Tingëllon telefoni dhe në anën tjetër të kamerës, del imazhi i një vajze me sy të shndritshëm, e cila më në fund, e sheh nënën e saj në një shtrat spitali. Madje nuk i sheh as fytyrën sepse ajo mban veshur një helmetë në kokë që nuk e lë të flasë, dhe nga ana tjetër mund të dëgjosh fjalë të ëmbla dhe të trishtueshme. Ja çfarë i thoshte ajo të ëmës: Gjithmonë ke qenë nënë luftëtare, kurrë mos hiq dorë, ne jemi të gjithë me ty!” Dhe unë pranë saj, pas maskës sime, ndjeja të dridhura dhe lot emocioni!! Unë as nuk mund të them se çfarë emocioni është … Unë e di vetëm se nuk do ta harroj kurrë. Kjo ishte ndoshta hera e fundit që një nënë mund ta shihte vajzën e saj!,”-rrëfen infermieria.

  • 12:09

    “Më shpëton dhe urina në mbathje, por vazhdoj punën!” Puna ime vlen më shumë se 100 euro, ja si i përgjigjet Conte infermieres italiane

    Michela Venturi

    Situata e vështirë e krijuar në Itali si shkak i koronavirusit ka ngjallur shumë probleme e debate edhe tek mjekët, ata që janë në vijën e parë të kësaj lufte.

    Mes shumë kritikash apo mesazhesh Kryeministri i vendit Giuseppe Conte i  është përgjigjur letrës së një infermiereje që punon në spitalin Senigallia, Michela Venturi.

    Kjo e fundit shkruante duke ju drejtuar Kryeministrit Conte se nga lodhja por edhe frika se mund të marrë infeksionin nuk shkonte as në tualet, duke thënë se urina mund t’i shpëtonte në mbathje.

    Letër kjo që është lexuar nga shumë njerëz dhe ka prekur jo pak historia e saj gjatë këtyre ditëve  të vështira që po kalon në punën e saj në spital.

    Ajo e nis shkrimin e saj në Facebook se puna e saj vlen më shumëse 100 euro, duke iu referuar shifrës së propozuar nga Conte si shpërblim për ta në muajin mars.

    Puna ime vlen më shumë se 100 euro. E dini Zoti kryeministër Conte, unë gjatë turneve të mia nuk shkoj në tualet sepse kam frikë që me një gjest të gabuar të shkaktuar nga lodhja e punës e mungesa e ujit dhe ushqimit, unë mund të infektohem e të infektoj edhe të tjerë. Dhe ndonjëherë më shpëton ndonjë pikë urine në mbathje por gjithsesi qëndroj në këmbë të bëj punen time dhe nuk dorëzohem. E dini Zoti kryeministër Conte, gjatë turneve të mia mbaj dhe përdor veshjen DPI sepse pavarësisht së të lëndon, kam frikë që vetëm duke spostuar syzet apo maskën ose duke hequr palen e parë të dorezave shkakton dhimbje të padurueshme në fytyrë dhe në duar, unë mund të infektohem dhe të infektoj njerëz të tjerë të këtij shteti. Dhe atëherë ndodh që më kapin momente dëshpërimi dhe më mbushen sytë me lot.”-ka shkruar  infermierja.

    Ndërsa Conte është shprehur në emër të qeverisë se  çdo anëtar i Parlamentit do ta gjejë veten në këtë premtim, dhe se nuk do të harrohen, këto ditë kaq të rrezikshme dhe aq stresuese.

    “Michela, e them këtë në emër të qeverisë, por jam i sigurt që të gjithë anëtarët e Parlamentit do ta gjejnë veten në këtë premtim, ne nuk do t’ju harrojmë, këto ditë kaq të rrezikshme dhe aq stresuese.”- ka thënë Conte

  • 11:48

    Mbreti dhe mbretëresha e Malajzisë futen në karantinë, 7 anëtarët e stafit të pallatit rezultuan pozitiv me COVID-19

    Mbreti Abdullah Sultan Ahmad Shah dhe gruaja e tij Tunku Azizah Aminah Maimunah Iskandariah

    Mbreti dhe mbretëresha e Malajzisë janë futur në karantinë pasi shtatë anëtarët e stafit të pallatit mbretëror rezultuan me test pozitiv për koronavirusin.

    Mbreti Abdullah Sultan Ahmad Shah dhe gruaja e tij Tunku Azizah Aminah Maimunah Iskandariah të dy pas nënshtrimit të testit të parë rezultuan  negativ për infeksionin e COVID-19, por do të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë për më shumë kujdes.

    Ndërkohë stafi i infektuar është dërguar në spital pasi zyrtarët përpiqen të zbulojnë burimin e infeksionit. Mësohet që edhe të  gjithë ambientet e Pallatit Mbretëror po dezinfektohen gjithashtu.

    Malajzia ka më shumë se 2,000 raste të konfirmuara të koronavirusit me 235 të raportuara vetëm ditën e sotme, duke e bërë atë vendin më të goditur në Azinë Juglindore

    Rreth 21 persona kanë vdekur nga COVID-19. Shumica e infeksioneve të vendit janë lidhur përsëri me një konferencë islamike që u mbajt në xhaminë Sri Petaling në shkurt.

  • 8:46

    COVID-19/ Senati amerikan miraton paketën ekonomike, kap shifrën e 2 trilionë dollarëve, më e madhja në histori

    Foto ilustruese

    Senati amerikane ka miratuar një plan ekonomik për situatën e krijuar pas përhapjes së COVID-19, që kap shifrën e 2 trilion dollarëve. Tashmë pritet që projektligji të kalojë për miratim në Dhomën e Përfaqësuesve dhe më pas t’i dërgohet presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se shumë shpejt do ta nënshkruajë. Kjo shumë e madhe është barabartë me gjysmën e shumës së buxhetit aktual vjetor federal të SHBA-së. Kjo paketë, thashmë e miratuar nga senati synon nxitjen e ekonomisë amerikane duke siguruar pagesa të drejtpërdrejta për më shumë se 90 për qind të amerikanëve, ndihma lehtësira ekononike për bizneset, si edhe një mbëshetetje të madhe finaciare për sistemin e shëndetësisë.

    Plani ekonomik:

    Elementët kryesorë të propozimit janë: 250 miliardë dollarë për pagesa të drejtpërdrejta për individë dhe familje, 350 miliardë dollarë në kredi për biznesin e vogël, 250 miliardë dollarë në përfitime të sigurimit të papunësisë dhe 500 miliardë dollarë në kredi për kompanitë në vështirësi. Për më tepër, projektligji do të sigurojë një shumë të madhe për spitalet, 130 miliardë dollarë, si dhe 150 miliardë dollarë për qeveritë shtetërore dhe lokale.

Shto Koment