Rajoni

1.178 fëmijë refugjatësh të zhdukur në Greqi, zv.ministrja greke: Po bëjmë gjithçka për t’i ribashkuar me familjet

Nga të zdukurit 94% janë djem dhe 93% janë mbi 14 vjeç. 33% vijnë nga Afganistani, 25% nga Pakistani dhe 9% nga Siria.
Featured image of article: 1.178 fëmijë refugjatësh të zhdukur në Greqi, zv.ministrja greke: Po bëjmë gjithçka për t’i ribashkuar me familjet Zv/ministrja e Punës Domna Michailidou

GREQI- 1.178 fëmijë refugjatësh të zhdukur në Greqi. Shifra këto, të lëshuara nga Zv/ministri i Punës Domna Michailidou për refugjatë të pashoqëruar tregojnë për madhësinë e problemit. Nga 4,800 refugjatë të shoqëruar që kanë mbërritur në Greqi, 1,178 figurojnë të humbur, raporton media vendase.

Nga të zdukurit 94% janë djem dhe 93% janë mbi 14 vjeç. 33% vijnë nga Afganistani, 25% nga Pakistani dhe 9% nga Siria.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ribashkuar fëmijët me të afërmit e tyre në Gjermani dhe në vendet e tjera, por prapë do të ketë një pjesë të fëmijëve në vendin tonë që kanë nevojë të arsimohen dhe të integrohen.” tha znj. Michaelides.

(a.m/dosja.al)

 

Shto Koment