LIVE UPDATES
Politike

Basha në Pukë: Ora e ndryshimit po vjen! Do të jenë zgjedhjet me pjesëmarrjen më të madhe në histori! Votoni masivisht n

18 Prill 2021, 14:26 Nga DOSJA
Basha në Pukë: Ora e ndryshimit po vjen! Do të jenë

PUKË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e radhës në turin e tij të vizitave në kuadër të fushatës elektorale e pati në qytetin e Pukës. Në fjalën Basha u shpreh se 25 prilli është dita e shqiptarëve dhe e ndryshimit dhe jo e politikanëve dhe partive politike. Ai u shpreh se këto zgjedhje janë më vendimtaret në historinë e shqiptarëve dhe se 25 prilli do të jeta dita ku çdo gjë do të kthehet për mirë. Ai tha se vota për numrin 9 është për të çliruar Pukën, për t’i çliruar familjet shqiptare nga ankthi, nga stresi, nga varfëria, për të kthyer përsëri gëzimin në sytë e prindërve shqiptarë.

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj pukjanë, mirë se ju gjej në Pukën e lashtësisë, në Pukën e traditës, në Pukën e fisnikërisë, në Pukën e punës, në Pukën e ndryshimit të pandalshëm që po vjen. Në këto ditë të mbushura me takime entuziazmi i njerëzve ndihet kudo nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, në qytetet e mëdha dhe të vogla, në fshatrat e Shqipërisë nuri i ndryshimit ka zbritur në fytyrat e njerëzve. Shpresa dhe besimi, emocionet që i kishin harruar janë kthyer përsëri në vatrat tona sepse shqiptarët tashmë e kanë një mundësi, e kanë një zgjidhje me 25 prill të dielën e ardhshme pukjanët do të votojnë për ndryshimin, do të votojnë numrin 9.

Do të votojnë për t’i çelur rrugën Shqipërisë Europiane, Shqipërisë së standardeve, Pukës së punës dhe të dijes dhe e njerëzve të ndershëm dhe punëtorë. 25 prilli vëllezër dhe motra është dita e juaj, nuk është dita e asnjë politikani dhe e asnjë partie politike. Këto zgjedhje nuk bëhen për ne, këto zgjedhje bëhen për ju, për popullin, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj. Por si asnjëherë tjetër më parë në këto zgjedhje ka një kontrast të madh midis dikujt që 8 vite me radhë e ka pasur pushtetin në dorë dhe nuk ka bërë asgjë për t’ju ndihmuar. 8 vite me radhë ju ka vënë çdo pukiani e pukjane, çdo shqiptare e shqiptari lakun e mjerimit, lakun e varfërisë, e këtu në Pukë e Fushë-Arrëz edhe lakun e kriminalitetit i cili përfiton e majmet me djersën e ballit të nënave dhe baballarëve pukjanë teksa përzënë në emigracion të rinjtë Pukjanë.

Nga ana tjetër është alternativa jonë, alternativa e ndryshimit, alternativa e cila do të punojë që rininë e mrekullueshme të Pukës ta mbajë këtu, ta arsimojmë këtu, ta punësojmë këtu. Me dinjitet t’i martojë e t’i shohim me fëmijët e tyre, zemrat plot e shtëpitë plot, sepse një jetë me sakrifica e juaja nuk mund të shpërblehet me vatrën bosh. Të dashur zonja dhe zotërinj, gjyshe dhe gjyshër, nëna dhe baballarë, programi ynë do ta bëjë të mundur këtë dhe do ta nisim duke e çliruar Pukën nga kriminelët. Sepse Puka dhe Fushë-Arrëz do të votojë për ndryshimin, Shqipëria do të votojë për ndryshimin, ora e ndryshimit po vjen dhe të gjithë ne kanë kuptuar se nuk ka forcë ta ndalë, nuk ka fuqi ta ndalë ndryshimin që tani është në zemrat tuaja si vullnet, derdheni me vota në kuti të dielën e ardhshme duke votuar numrin 9.

Numrin 9 për të çliruar Pukën, numrin 9 për t’i çliruar familjet shqiptare nga ankthi, nga stresi, nga varfëria, për të kthyer përsëri gëzimin në sytë e prindërve tanë, për të kthyer përsëri gëzimin tek vogëlushët tanë, tek rina jonë përmes punës së ndershme, përmes shfrytëzimit të burimeve të3 jashtëzakonshme nëntokësor të kësaj zone, përmes dinjiteti të fermerit. Fermeri shqiptar, fermeri dhe blegtori pukjan njësoj si vëllai dhe motra e tij në Kosovë do të ketë më qeverinë e ardhshme aleatin e saj me subvencione, me një ndryshim total të zhvillimit infrastrukturor rural dhe me mbështetje për pensionistet dhe pensionistët që kanë shkrirë jetën në punën e vështirë. Me minatorët dhe minatorët por mbi të gjitha vëmendja jonë do të jetë te një ekonomi e cila rrezaton pozitivitet, te një ekonomi e çliruar nga oligarkia, nga monopolet, nga bandat te një ekonomi e çliruar nga terror shtetëror, te një ekonomi e çliruar nga çmimi i naftës dhe i energjisë, te një ekonomi që punon, prodhon mirëqenie, punë, paga të larta për çdo familje shqiptare.

Sepse 25 prilli është dita kur Puka dhe Shqipëria do të vendosin edhe katër vjet të tjera dështime me një qeveri dhe një kryeministër që punon vetëm për veten e tij apo t’ja hapni më derën dështimit? A do të pranoni edhe 4 vjet të tjera dështimin në vatrat tuaja? Në familjet tuaja? T’ju marrë peng fëmijët tuaj. Hapjani pra atëherë zemrat ndryshimit që do të sjellim të gjithë së bashku. Masivisht në kutitë e votimit. Fuqia e votës kjo është. Secili një votë dhe çdo votë ka rëndësi, siç e tha një djalë trim që i doli përpara hijeve të shantazheve që i pret ligji me dorën e hekurt pas 25 prillit. Një plumb mund ta ndalë një jetë por 100 vota mund ta ndalin një vend dhe të shkatërrojnë mijëra familje, nëse blihen, nëse shiten, nëse nuk hidhen aty ku i duan fëmijët tanë, aty ku i do rinia jonë, aty ku i duan prindërit tanë, për ndryshim, për numrin 9. Dhe kështu do të jetë, kështu do të jetë.

Kështu kanë vendosur shqiptarët dhe do ta bëjnë realitet dhe nuk ka forcë ta ndalë nga jugu në veri, nga Saranda në Tropojë, nga Korça Në Durrës. 25 prilli është dita juaj, është festa e çlirimit të Pukës, është festa e demokracisë. Pas kësaj, do të jemi prapë bashkë në një rrugë plot sfida, po ku ju garantoj, një, se do jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve dhe dy, se qeveria shqiptare do të jetë qeveria e njerëzve dhe për njerëzit. E prek shpresën dhe entuziazmin, e prek gëzimin tuaj për ndryshimin që mezi po prisni dhe sot, nga Puka ju drejtohem me bindjen më të thellë se ndryshimi i pandalshëm që po vjen është shpëtimi për Pukën, për Shqipërinë, për të gjithë shqiptarët, për familjet tona dhe fëmijët tanë.

Ndaj, ju ftoj ditë e natë, natë e ditë, derë më derë, zemër më zemër, kërkoni votën për ndryshim. Çojini shqiptarët, pukjanë, lezhjanët, sarandjotët, korçarët, tiranasit, në çdo cep të Shqipërisë, në kutitë e votimit. Sepse 25 prilli është dita më e rëndësishme, është dita e zgjedhjeve më historike që nga ardhja e demokracisë, ku ne do të vendosim ose mbetemi dhe 4 vjet të tjera vendnumëro të izoluar nga Europa. Ose hapim, bashkë e hapim derën e Europës, hapim negociatat brenda 100 ditëve të para. Dhe bëjmë të mundur kështu rrugëtimin tinë, rrugëtimin tonë së bashku për çdo shqiptarë, rrugëtimin tonë që nuk ka forcë ta ndalë.

Njësoj siç e bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s kur askush se besonte, njësoj siç i hoqëm shqiptarëve kularin e vizave dhe ju dhamë dinjitetin dhe mundësinë për të vizituar bijtë e nënave në emigracion. Njësoj bashkë do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Është në dorën tuaj, është në dorën e shqiptarëve ndaj s’ka forcë ta ndalë sepse vendimi është me 25 prill të bëhemi bashkë për ndryshim dhe votojmë numrin 9. Bashkë për ndryshim! Puka fiton! Shqipëria fiton!”, tha Basha.

(I.A; F.M/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

Politike Politike Lulzim Basha puke zgjedhjet 25 prill 2021 Lulzim Basha puke zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Aeroporti i Vlorës në zonë të mbrojtur, Tabaku: Shkatërron ekosistemin, projekt korruptiv

Aeroporti i Vlorës në zonë të mbrojtur, Tabaku: Shkatërron ekosistemin, projekt korruptiv

Protesta e Berishës, Jorida Tabaku konfirmon pjesëmarrjen: Jam në ballë të çdo opozite të qeverisë

Takoi Metën në Baku, Berisha: Sa të mbyllë Presidencën, bashkohemi kundër Ramës

7 korriku përsëritje e 8 janarit? Berisha" Skenar që nuk ndodh më, qëllimi është ngremë shqiptarët

Berisha shpjegon domethënien e datës së protestës: 3 shtata bashkë, rrisin shanset për sukses

Mbledhje në seli, Berisha: Janë të ftuar të gjithë, deputetët të shkëputen nga Alibasha

Sa do zgjasë protesta e 7 korrikut? Berisha: Deri në realizimin e qëllimit, pranoj të më udhëheqin

Berisha: Nuk pranojmë kurrë aleanca bilaterale në rajon, janë të rrezikshme

Përplasja Rama-Bullgari,Berisha: Turp, ordiner! Në emër të opozitës i kërkoj ndjesë popullit bullgar

'Rama bëri avokatin e Serbisë', Berisha:Nuk foli për Shqipërinë, në konferencë nuk u shfaq as Osmani

Berisha: Negociatat nuk u hapën për shkak të Bullgarisë por prej Ramës, shkoi si vasal i Vuçiç

PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, Bushka: S'kemi pasur kohë të lexojmë shkresat

Nis me debate komisioni për mandatin e Xhaçkës, Alibeaj: Të vinte këtu të jepte shpjegime

Zjarr masiv në Lajthizë të Mirditës, në terren vetëm një zjarrfikës

Aeroporti i Vlorës, Tabaku: Po ndërtohet në një zonë që ishte e mbrojtur. Ministrja: E pavërtetë

Gazetarja përmend Vuçiç, presidenti serb:Jam i sigurtë që folët mirë për mua. Rama:Ç'dreqin do këtu?

Vuçiç e quajti Kosovë, Rama e korrigjon: Aleksandri tha "e ashtuquajtura Kosovë"

“BE na poshtëroi, prisnin konferencë nga liderët”, Rama: Janë të zgjuar

Videon e nxorri vetë, Rama: Ishte prerë keq, unë thashë se RMV do jetë edhe Shqipëria Lindore

VETO-ja e Bullgarisë, Rama me kritika: BE e paaftë të çlirojë dy pengje

Rama nga Brukseli: Urojmë që shekulli tjetër të na gjejë në BE

Rama-BE: Lëreni Serbinë të qetë, mos hapni konflikte të tjera

Rama flet për Kosovën në Bruksel: Është marrë peng, çmenduri, njerëzit nuk lëvizin dot lirshëm

Rama: Bullgaria po i jep fuqi Putin e agresionit rus, një turp

Korreshi ngre zërin: Në Lushnje vihet vetëm për të bërë foto me shalqi, mos u tallni

Bardhi publikon listën: 10 miq të Ramës përfituan 36 investime strategjike me vlerë 4.6 miliard euro

Balla: Berisha privatizoi pronat nga Viçidoli deri në Dhërmi, si ka mundësi je pronar

'Ish-grabitësi u kërkoi ndjesë pronarëve'/ Balla: Berisha është servil, ditën e lindjes e ndryshoi

Balla përplaset me Berishën në Kuvend: Ik o plaku Mere

'Na u bashkoni me 7 korrik'/ Berisha: Pronarët e pronave janë më të kërcënuar se kurrë

'Administrata ka njerëz të paaftë, skiftera'/ Braçe: Fermerëve u duhet bursa që të kenë besim

Tabakun e 'tradhëtojnë' takat, pengohet dhe gati rrëzohet në Kuvend

Akuzat e Shehajt,Xhaçka:Ju paguani për mandatin e deputetit, çojeni çështjen në Gjykatën Kushtetuese

Shehaj akuza Xhaçkës: Vini në politikë me xhepat bosh, dilni me resorte me 5 yje

Xhaçka: Bashkëshortin e kam bzinesmen të sukseshëm

Berisha: Gentian Sharra e banda e Elbasanit blenë vota për PS

Balla-Berishës: Je bashkëpunëtor i Millosheviçit ne mblidhemi më 7 korrik për Srebrenicën

Berisha:Kanë dalë gjërat lakuriq!Balla është xhandar i bandës së Elbasanit! Deputetët e duatrokadsin

“Garon me Tabakun”,Bardhi-Spiropalit:Kishim një madame me 5mln euro,tani u bënë dy me gjithë Xhaçkën

Berisha: S'është parlamenti dyqani yt! Nikolla i pret fjalën. kryedemokrati: Hap mikrofonin se...

Shehaj-Spiroaplit: Këtu duhet të ishte Rama, por jua la turpin juve

Shehaj: Rama i fali plazhin Xhaçkës. Spiroapli: Nuk është nder statusi 'investitor publik'

Spiropali: Turp, llukunia juaj është një turp. (Deputetët e PD i bien me grushte tavolinave)

Spiropali i ‘del zot’ Ramës: Pak punë ka ai në Samit, do merret me ju, taksirtati im

Deputetët e PD largohen nga Kuvendi, Ahmetaj: Jeni sharë nga të gjitha anët e nuk keni bërë kështu

Tabaku: Rama shkoi si çeço në Samit, bëri të fortin fillimisht (Nikolla i mbyll fjalën)

Spiropali përplaset me Bardhin: Shumë gaz ke pasur këtë kohë! Nikolla: Mos flit nga vendi

Berisha para futjes në Kuvend: Më 7 korrik derdhet e gjithë Tirana, Rama do largohet

Rama s’përmbahet para gazetarëve bullgarë: Turp, ju jeni një turp dhe shumë lëmsh

Lajme të mira për Shqipërinë? Rama: Preferoj të mos mbetem në pritje