Rajoni

​Zemaj viziton QKUK-në: Klinikat dhe spitalet janë të mbushura, personeli shëndetësor është në krye të detyrës

Saudin Maliqi, ka vizituar ditën e sotme klinikat e QKUK-së. Teksa ka parë nga afër gjendjen në spital, Zemaj ka thënë se ka kërkuar nga mjekët që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa, as të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve. 
Featured image of article: ​Zemaj viziton QKUK-në: Klinikat dhe spitalet janë të mbushura, personeli shëndetësor është në krye të detyrës Armand Zemaj

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë, në Kosovë, Armend Zemaj së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Saudin Maliqi, ka vizituar ditën e sotme klinikat e QKUK-së. Teksa ka parë nga afër gjendjen në spital, Zemaj ka thënë se ka kërkuar nga mjekët që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa, as të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Sipas Zemajt, klinikat dhe spitalet janë të mbushura, por megjitjhatë  personeli shëndetësor është në krye të detyrës.
“Kërkova që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa, as të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve, oksigjeni dhe çdo gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve. Klinikat dhe spitalet janë të mbushura, personeli shëndetësor është tejet i angazhuar, por jeta e qytetarëve tanë është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Të gjithë së bashku duke ruajtur njeri-tjetrin, ruajmë familjet tona, sistemin shëndetësor dhe Republikën e Kosovës. Bashkë ia dalim”, ka shkruar ai.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment