Bota

Jens Stoltenberg fton Joe Biden në samitin e Aleancës në Bruksel: NATO duhet të marrë vendime të vështira në vitin 2021 në lidhje me Afganistanin

Jens Stoltenberg deklaroi sot se i ka propozuar presidentit të sapo zgjedhur amerikan Joe Biden të vijë në samitin e Aleancës në Bruksel, ku aleatët pritet të vendosin nëse do të vazhdojnë misionin e tyre gati 20-vjeçar në Afganistan.
Featured image of article: Jens Stoltenberg fton Joe Biden në samitin e Aleancës në Bruksel: NATO duhet të marrë vendime të vështira në vitin 2021 në lidhje me Afganistanin Joe Biden dhe

SHBA-Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi sot se i ka propozuar presidentit të sapo zgjedhur amerikan Joe Biden të vijë në samitin e Aleancës në Bruksel, ku aleatët pritet të vendosin nëse do të vazhdojnë misionin e tyre gati 20-vjeçar në Afganistan.

Unë e ftova Biden të marrë pjesë në samitin e NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm për të diskutuar tema të rëndësishme dhe për të marrë vendime, duke përfshirë qëndrimin ose tërheqjen e forcave të Aleancës në Afganistan. Ne po përballemi me një dilemë të vështirë. Nëse duhet të largohen dhe të rrezikojnë që Afganistani të bëhet përsëri një strehë e sigurt për terroristët ndërkombëtarë, apo të qëndrojnë dhe të rrezikojnë një mision më të gjatë me dhunë të ripërtërirë,”-ka thënë Stoltenberg duke shtuar se një datë për samitin ende nuk është caktuar.

Gjithashtu, sipas tij,  Joe Biden është një mbështetës i madh i NATO-s që e njeh mirë organizatën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Është një gjë e mirë për ne. Misioni do të vazhdojë pavarësisht tërheqjes së forcave amerikane dhe zvogëlimit të pranisë amerikane në Afganistan. Vendime të ashpra do të duhet të merren në 2021 nëse talibanët nuk i respektojnë detyrimet e tyre,” tha Stoltenberg.

Sakaq, presidenti aktual Donald Trump ka vendosur të zvogëlojë kontingjentin amerikan si pjesë e misionit të NATO-s në Afganistan, ku tani ndodhen 11.000 trupa të Aleancës, gjysma e të cilëve janë jo-amerikanë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment